Policia ka rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, por edhe Ministrinë e Brendshme në këto momente, vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar.
Policia ka bllokuar udhëkryqin përpara Ministrisë së Brendshme, pasi ajo pikë është caktuar si vendgrumbullim për protestuesit, veçanërisht banorët e Unazës së Re.
Policia sot i ka bërë thirrje në veçanti mediave, gazetarëve dhe operatorëve të largohen nga zona, për shkaqe sigurie.
Kujtojmë se në protestën e sotme mungon kryedemokrati Basha, i cili ndodhet në Berlin, ku do të takojë përfaqësues të CDU-së.
Protesta e sotme do të udhëhiqet nga të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së.
Në Kuvend pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë.