Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë lajmin e keq për shqiptarët pasi sipas tij qeveria gjermane është kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë pasi nuk janë plotësuar kushtet.
Por gjatë fjalës së Bashës kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ia plasi së qeshurit. Por Basha ndërsa e quajti një zgërdhimtar bëri dhe një deklaratë të fortë kur i tha se i është zbuluar makina me 1.5 milionë euro.
“Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua T”oyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën”, tha ai.
(B.H/Faxweb)