Avokati Spartak Ngjela ka folur për listën me emrat e PD, që kërkojnë shkarkimin e Lulzimit Bashës.
Ai ka deklaruar në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës se lista që kërkon kërkon largimin e Bashës nuk e rrezikon atë, kjo sepse sipas tij duhet që lista të arrijë në 20-30 mijë emra.
“Nëse lista mbetet me kaq emra, nuk mund ta detyrojë Bashën të japë dorëheqjen. Por po vajti me 20 mijë mund të ndryshojnë gjërat. Këta që e nisën nuk bëjnë dot gjë. Nëse lista shkon në 30 mijë, atëherë Basha ikën. Ky është referendum. Për peticionet ka një koncept juridik dhe ka një numër brenda, që të detyron që të japësh dorëheqjen”, tha Ngjela. (B.H/Shuplaka)