Kryetari i opozitës edhe sot i ka mëshuar faktit se zgjedhjet e lira në vendin tonë janë vështirë për t’u realizuar pa votimin elektronik.
”Ka një mënyrë qe të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik. Është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi.
Votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi patur përherë me zgjedhjet.
Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, ka deklaruar Basha.