Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e një tjetër aksioni. Atë të protestave për garantimin e zgjedhjeve në vend. Sipas Bashës kjo është e vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës për të garantuar zgjedhjet.
‘’Koha po vjen për një aksion mbarë qytetar, sepse çdo shqiptar duhet t’i bëjë vetes pyetjen: A mund të garantohet jeta në një vend që nuk garantohet liria e votës? PD po shqyrton të gjitha mundësitë e një aksioni qytetar. Zgjedhjet në Shqipëri janë të lidhura me krimin.
Unë kam luftuar fortë për një zgjidhje konstitucionale. Koalicioni qeverisës është shndërruar në gjiriz’’, ka deklaruar ai ndër të tjera.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme Basha ka zhvilluar takime dhe me ambasadorët në vend. (E.K/SHUPLAKA)