Sot në Kuvend është përkujtuar 70 vjetori i pushkatimi t të deputetëve opozitarë. Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se PD do punojë për zbardhjen e gjithë krimeve të komunizmit.
Basha kërkoi që t’iu ndalej rruga drejtuesve të lartë të regjimit komunist dhe ndalimit të fotove të Enver Hoxhës në festime të ndryshme.
“Jam i dëshpëruar që pas 70-vitesh Kuvendi i sotshëm nuk ka asnjë lidhje me atë që kërkonin martirët, që nuk janë afër asaj që ata donin për vendin dhe pa interesa.
Jam i revoltuar që në këto vite nuk ka asnjë përkujtimore për dëshmorët. Dua rë zotohem se bashkë me PD-në, duhet të gjejmë dhe identifikojmë eshtrat e të gjithë dëshmorëve. ne duhet tu presim rrugën të gjithë drejtuesve të lartë të atij regjimi që të mos marrin poste publike.
Të ndalohet ekspozimi i fotove të Enver Hoxhës nëpër festime të ndryshme. Është koha që të sjellim zërat e atyre që punuan”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.
(E.K/SHUPLAKA)