03:48 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha kërkon shkarkimin e Dakos. Kërkesa e PD-së përfundon në Kryeministri

11:23 | 15/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha kërkon shkarkimin e Dakos. Kërkesa e PD-së përfundon në Kryeministri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim urgjent me drejtues dhe deputetë
të qarkut Durrës lidhur me çështjen e lirimit të Lulzim Berishës. Në përfundim të mbledhjes të zhvilluar
në selinë e Partisë Demokratike, kryeopozitari Basha bëri me dije se PD do të kërkojë shkarkimin nga
detyra të kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Në prononcimin për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha deklaroi se do t’i
kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm nisjen e hetimit për konspiracion criminal. Ai theksoi se do të
kërkohet shkarkimi i Vangjush Dakos nga posti i kryebashkiakut pas lirimit të njeriut që vrau lirinë e
qytetarëve të Durrësit.
Më tej, ai u shpreh se e gjitha kjo është rezultat i politikave të gabuara të Ramës, që tanimë po
përdoret nga kriminelët që përdori për të qenë në pushtet.

“Kur krimi bashkohet me politikën, vritet liria dhe fatet e njerëzve, sikurse e kanë treguar qartë këto raste. Njerëzit e organizatave kriminale përbëjnë rolin kryesor, duke mbajtur në këmbë qeverisjen e Edi Ramës. Edi rama ka humbur çdo lloj kontrolli mbi institucionet. Ai i përdori kriminelët për të marrë pushtetin politik, tani kriminelët po e përdorin. Veprimet e Ramës do të tregojnë çfarë ai përfaqëson. Iu bëj thirrje gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike për të bërë presion Edi Ramës për të marrë përsipër përgjegjësitë. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë gjithë trysninë që mundet.”, u shpreh Basha.

Menjëherë pas deklaratës për mediat, Basha i është drejtuar Prokurorisë për t’u takuar me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Pritet që ai të kërkojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

13:00 – Pas takimit me kryeprokurorin Llalla, mësohet se PD ka nisur në Kryeministri kërkesën për shkarkimin e Vangjush Dakos. Kërkesa është firmosur nga këshilltarët bashkiakë dhe deputetët.

 

Etiketa: lul berishalulzim bashashkarkimVangjush Dako
Pas

Lirimi i Lulzim Berishës, Edi Rama në Kuvend: S’e bëri Vangjush Dako

Para

Kush është bamirësi që u godit me thika sot në Vlorë, e përfshirë ”TIS-PARK” (PAMJE TË RËNDA)

Para
Kush është bamirësi që u godit me thika sot në Vlorë, e përfshirë ”TIS-PARK” (PAMJE TË RËNDA)

Kush është bamirësi që u godit me thika sot në Vlorë, e përfshirë ''TIS-PARK'' (PAMJE TË RËNDA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.