Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke i kujtuar atij se po e plaçkit vendin. Sipas Bashës Rama ua merr lekët njerëzve të varfër dhe ua jep një grushti tjetër njerëzish, që të gjithë klientë të tij. Ai i kujtoi Ramës një nga premtimet e tij për bizneset e lojrave të fatit.
‘’Rama kur erdhi në fillim u përbetua se do të zhdukte lojrat e fatit. Ligji për lojërat e fatit ka tre vit që nuk zbatohet dhe është shtyrë edhe për dy vite të tjera. Vetëm 150 milionë dollarë paguhen zyrtarisht, të tjerat shkojnë në xhepat e Ramës,janë skema të qëllimshme për të marrë para nga njerëzit e thjeshtë dhe për t’ia dhënë një grupi njerëzish.
Kjo po ndodh edhe me koncensionet në shqëndetësi. Miku i ramës do të marrë dhjetëfishin e vlerës së laboratorëve. Për koncesionin e mikut të tij ka para për të sëmurët nuk ka. Për të papunët, për të varfërit nuk ka. Për fasadën e Ministrisë së brendshme për bunkerin ka para për shkollimin e fëmijëve nuk ka para. Kjo plaçkitje e shqiptarëve nuk ka për të ndalur derisa të largojmë Ramën nga pushteti’’ ka shprehur Basha ndër të tjera. (E.K/SHUPLAKA)