18:45 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha lë mënjanë diplomacinë, nis sulmin ndaj Ramës

16:40 | 24/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Për këtë moment rron ky popull”, pas marrëveshjes Rama-Basha reagojnë figurat e njohura

Pas marrëveshjes së arritur gjashtë ditë më parë me kryeministrin Edi Rama, bazuar në paketën “McAllister+”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rikthehet sot me sulmet ndaj Ramës.

Ndryshe nga kreu i Qeverisë, i cili vazhdimisht ka sulmuar Partinë Demokratike dhe opozitën në tërësi gjatë takimeve të ndryshme elektorale përgjatë ditëve të fundit, kryedemokrati Basha ka qëndruar i distancuar, deri më sot.

Në shkrimin e sotëm, kryetari i PD-së ndalet tek mashtrimet e Ramës për vende pune, për shëndetësi falas, për fermerë që do të kishin mbështetje, por krimi zaptoi vendin dhe kanabisi mbuloi Shqipërinë.

Ai shkruan më tej se “Edi Rama kujtojn se njerëzit nuk kuptojnë dhe i tall çdo ditë ata”, por kjo do të “ndryshojë me Republikën e re që do të vijë”.

Shkrimi i Lulzim Bashës:

Edi Rama mendon se, meqë i gënjeu njerëzit njëherë, mund t’i gënjejë përsëri. Pasi nuk mbajti asnjë premtim, qoftë edhe një të vetëm, ai ka filluar të premtojë nga e para.

Premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë. 300 mijë shqiptarë e braktisën Shqipërinë katër vitet e fundit për të gjetur punë në emigrim, por në vend të kërkojë falje, ai po gënjen prapë se do të hapë 220 mijë vende në mandatin e dytë. Në katër vite, të varfërit u varfëruan më shumë, ndërsa një grusht oligarkësh u bënë më të pasur nga favoret e qeverisë, por ai prapë gënjen kur thotë se do të punojë për të varfërit. Shëndetësia e premtuar falas është rrënuar dhe njerëzit paguajnë çdo gjë nga xhepi i tyre, por ai gënjen edhe një herë duke premtuar se do e bëjë falas në mandatin e dytë. Ai i braktisi fermerët e nuk u dha kurrë mbështetje, por ai tani premton se me të do të lulëzojë bujqësia. Krimi zaptoi shtetin e ekonominë dhe kanabisi mbuloi Shqipërinë, por ai thotë se ka bërë shtet dhe do bëjë edhe më shumë shtet.

Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata. Shpërfillja ndaj qytetarëve dhe përqëndrimi i pushtetit e pasurisë në pak duar është vete thelbi i republikës së vjetër. Ndryshimi më i madh që do sjellë Republika e Re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre.

#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe​ 

Etiketa: akuzaedi ramalulzim bashamarreveshje
Pas

Messi shpallet fajtor për evazion fiskal:Dënohet me 21 muaj burg

Para

Banorët e shndërrojnë fshatin në vepër arti në Indonezi (VIDEO)

Para
Banorët e shndërrojnë fshatin në vepër arti në Indonezi (VIDEO)

Banorët e shndërrojnë fshatin në vepër arti në Indonezi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedë telefonike Scholz–Netanyahu: Gjermania kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin

Shtyhet sërish ndalimi i TikTok në SHBA, Trump firmos zgjatjen me 90 ditë

Qeveria ngre Task-Forcë për zbatimin e marrëveshjes me Italinë për migracionin

Kapet në Londër nga Interpol Tirana, shqiptari akuzohet se porositi vrasjen te Leart Haxhiu

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.