I prerë në fjalën e tij është shprehur Lulzim Basha sot nga parlamenti ku i ka theksuar mazhorancës se duhet të zbatojë urdhin e popullit, të tërhiqen për të zgjedhur prokurorin se sipas tij kjo do të ketë pasoja.
“Sot është një nga ditët më dramatike për këtë parlament, një nga ditët më të vështira për këta qytetarë që duan një vend demokratik pasi po shkelet Kushtetuta. Por merret një pushtet që nuk i takon, kjo është seancë antikushtetuese. Kjo është arsyeja pse kushtetuta e vendin dhe Reforma në Drejtësi ia ndalon shprehimisht një force politike emërimin e një prokurori. Ju jeni parlajmëruruar vazhdimisht që të keni duart larg pushtetit të Drejtisisë. Jeni paralajmëruar që të mos mbuloni Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon. Ju jeni të vendosur të shkelni Kushteutën. Në emer të kushteutës duhet të tërhiqeni. Binduni urdhërit të popullit dhe do të përballeni me pasojat.”, u shpreh Basha.
Theksojmë që kjo senancë ka nisur me përplasje fizike ditën e sotme në Kuvend. Në momentin që ish-kryeministri Berisha ka kërkuar fjalët, atë e ka rrethuar garda, ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Ndryshe nga çfarë e kishin paralajmëruar dje kryeministri Rama ka ndërruar mendje në minutat e fundit duke u shfaqur sot në Kuvend. Edhe pse axhenda kërkonte që të ishte në Bruksel për një takim me Mogherinin Rama na ka surprizuar sërish.
Jashtë Kuvendit qytetarët po protestojnë për zgjedhjen e kryprokurorit të ri nga ana e mazhoerancës në mënyrë të njëanshme.
(J.V/Faxweb)