Pas takimit që pati mëngjesin e sotëm me presidentin Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në seli aleatët opozitarë, ku do të diskutohet mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita për bllokimin e mundshëm të zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Nëse në takimin në presidencë Monika Kryemadhi u përfaqësua nga Petrit Vasili, në selinë blu ajo ka qenë vetë e pranishme në takimin me aleatët. Ndërkohë që përveç partive opozitare në presidencë ka mbërritur sot dhe Paskal Milo, aleati i Ramës, i cili dhe disa ditë më parë ka pasur një takim me Metën.
Rama mohoi kategorikisht që të shkonte në presidencë, pavarësisht se më herët ishte shfaqur si një ithtar i konsensusit dhe dialogut.
Kryeministri vijon sot me fushatën elektorale në Tiranë, ndërsa nesër do të mbajë mitingun përmbyllës në qytetin e Vlorës, në bastionin e socialistëve.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post