Aleatët e PD do të diskutojnë ftesën për dialog me mazhorancën.
Ndërsa, Rama sot i qëndroi versionit të tij se zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor.
Në takim mësohet se janë kreu i PDK Nard Ndoka, Dashamir Shehi i LZHK, Kreshnik Spahiu i AK, Fatmir Mediu i PR dhe Vangjel Dule i PBDNJ.
“Situata politike është tejet e tensionuar. Retorika politike po dominon zhvillimet dhe kushtet politike. Çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura. Vlerësojmë se Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe individuale. LSI deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë. Reforma zgjedhore është ende e papërmbushur. LSI vendos të vërë në dispozicion të gjitha mandatet politike, që nga mandatet e kryetart të Kuvendit, ministrave dhe mandateve politike. Lidhur me cështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme me PS bazuar në arritje e deritanishme. Por nëse lidershpi i PS nuk do tregojë vullnet për garantimin e zgjedhjeve të lira për opozitën që të jetë pjesë e zgjedhjeve, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe e një farse të tillë”,- tha Ilir Meta pas mbledhjes së Kryesisë së LSI.
(M.D/ Shuplaka)