Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thirrur në takim aleatët e tij opozitarë. Ky takim do të bëhet në vazhdën e konsultimit për reformën zgjedhore mes aleatëve parlamentarë.
“Shuplaka” mëson se konsultimet do të vazhdojnë jo vetëm me aleatët parlamentarë. Ato do të vazhdojnë edhe me cdo forcë politike dhe faktorë shoqërorë pro zgjedhjeve të lira. Takimi ka nisur në orën 18.00 dhe vazhdon ende.
Kujtojmë se kushtet e Bashës për reformën Zgjedhore janë tre:
1-votimi elektronik dhe numërimi elektronik.
2-Të ulet rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces.
3-T’u jepet më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe në organet e tjera. (D.D/Shuplaka)