Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka mbledhur pak minuta më parë aleatët e tij. Takimi ka filluar në ambjentet e Selisë së Partisë Demokratike.
Nuk dihet ende tema e bisedës në këtë takim po padyshim që temat e nxehta në vend nuk mungojnë. Nga reforma zgjedhore që ka ngelur në vendnumëro, te situata në të cilën është përfshirë vendi për shkak të motit të keq apo diskutimi për koalicionet.
Kujtojmë se pak kohë ka mbetur deri në prill kur do të shpallen dhe koalicionet zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit. (E.K/SHUPLAKA)