Kreu i PD-së Lulzim Basha vetëm pak minuta më parë ka mbledhur Grupin Parlamentat të partisë.
Kjo mbledhje ka filluar në orën 14:00 të ditës së sotme.
Pas mbledhjes pritet që Lulzim Basha të ketë një prononcim për mediat.
Ende nuk dihet se për çfarë janë mbledhur sot demokratët për të diskutuar por duhet të sjellim në vëmendje që vetëm një ditë më parë ata kërkuan diskutimin për Reformën Zgjodhore në Parlament.
Sot Taulant Balla ka deklaruar brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së se të enjten nuk ka pse të ketë diskutime për Reformën Zgjedhore.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post