12:29 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Do të lëmë pas dy vite tollovi dhe të ecim përpara

"PD nuk ekziston për t'i shërbyer vetes së saj, por për t'i shërbyer interesit kombëtar"

11:28 | 05/09/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Do të lëmë pas dy vite tollovi dhe të ecim përpara

Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Mirilinda Çollaku

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve ditën e sotme. Mbledhja vjen pas Kuvendit Kombëtar të zhvilluar në datën 2 shtator dhe Kryesisë një ditë më pas. Interesi i demokratëve dhe shqiptarëve është motiv për të vazhduar përpara është shprehur Basha. Kolegji është mbledhur në kuadër të ristrukturimit të Partisë Demokratike.

Basha: Do të lëmë pas dy vite tollovi dhe të ecim përpara me interesat më të mira të demokratëve dhe të shqiptare me mendje dhe zemra. Pjesëmarrjet në Kuvendet Kombëtare që për fat të mirë janë të dëshmuara nga media nuk janë thjesht mbledhje të delegatëve, mesazhet që jepen në fjalimet e delegatëve, po ashtu fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është një tregues i qartë. Duke përsëritur dhe njëherë mirënjohje dua t’i drejtohem delegatë të Kuvendit të PD i falenderoj edhe njëherë për pjesëmarrejn vetëdijen politike dhe integritetin. Morëm vendime domethënëse dhe historike do thoja në Kuvendin Kombëtar. Në themel të të gjithë kësaj qëndron një vetëdije e përbashkët se PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj por për t’i shërbyer interesit kombëtar. Kjo vetëdije na ka mbajtur gjallë në furinë e goditjeve të njëpanjëhsme nga të tre këndet e kastës së vjetër politike që motiv kanë interesat e kësaj kaste politike të lidhura me interesat financiare dhe kriminale që po dalin e po shpalosen para botës si pasojë e hetimeve të strukturave të posaçme.

Në Kuvendit të 2 shtatorit, Partia Demokratike ka miratuar një listë re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar e përbërë nga 328 anëtarë.

Vetëm pak minuta pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, ish-kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi do të zhvillojë një takim me deputetët e opozitës, ku janë konfirmuar se do të marrin pjesë 40 deputetë nga lista e koalicionit opozitar të 25 prillit 2021.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, i ka kushtuar një mesazh dhe atyre që sipas tij kanë ngelur mbrapa me “agjendën e interesit personal”. Basha shprehet se nuk do të ketë më një betejë me ta, duke thënë se pasoja që sjellë kjo është humbje kohe, e cila duhet t’i kushtohet njerëzve.

“Jemi borxhli para demokratëve, mënyra e vetme për ta kthyer këtë borxh është duke qëndruar përballë në qeverisë, por edhe përballë një alternative realiste. Ky kontrast është i dukshëm sot e gjithë ditën. Vëmendja jonë nuk është dhe s’do jetë tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal. Nëse harxhojmë kohë apo energji për tu angazhuar në këtë debat ku na provokojnë, atëherë i bie të braktisim betejën e vërtetë që nuk është me ta, por është për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin aq më pak do ngelë për njerëzit”, është shprehur Basha.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: enkelejd alibeajkolegji i kryetareveKuvendi kombetarlulzim bashaMirlinda ÇollakuPD
Pas

Ulja e temperaturave nuk pengon pushuesit në Velipojë, ankohen për çmimet: Më të larta se një vit më parë

Para

Rrihte gruan dhe pretendonte se i kishin bërë magji, pranga Dario Bruçit në Mat

Para
Vodhën dyqanin dhe tentuan t’i shpëtonin policisë, pranga dy të rinjve në Lushnjë (EMRAT)

Rrihte gruan dhe pretendonte se i kishin bërë magji, pranga Dario Bruçit në Mat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.