Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë në orën 14:00 të kësaj të diele. Ky vendim vjen një ditë pas protestës masive të opozitës, të cilës iu bashkuan qindra mijëra qytetarë me në krye kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë që do të zhvillohet tek selia e demokratëve, grupi i PD-së pritet që të diskutojë lidhur me masat që do të merren për vijëmësinë dhe mbarëvajtjen e protestës.
Mbledhja e Kryesisë që do të ketë në qendër të vëmendjes ecurinë e protestës, vjen pas deklaratave të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët janë shprehur deri tani se protesta do të vazhdojë aq sa të dëshirojnë qytetarët, për të mos lejuar vazhdimin e kësaj qeverisje. (XH.A/SHUPLAKA)