Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar nga çadra se mbrëmë 500 mijë iu ofrua një kreu partie opozitare nga “pazari i peshkut të qelbur”.
“Mbrëmë u luajt pazari i fundit i “Republikës së Vjetër”, që tregon sesa poshtë ka rënë demokracia shqiptare. Dje një grusht partish të pushtetit të anëtarëve të pazarit të peshkut që është qelbur nga koka, dhe një grup parazitësh që është paguar me lekët e drogës, nxituan në shkelje totale të paraqisnin listat e turpit pranë KQZ-së. KQZ kjo vegël e pavlerë e “Republikës së Vjetër” i pranoi me 24 orë vonesë, listat e turpit të pazarit të peshkut, të Edi Ramës, Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit. Republika e Vjetër, kupola kriminale dje deri në orët e vona u ofroi shuma të majme me qëllimin rregjistrimin e tyre partive të vogla, në thyerje të vendit të ligjit. 500 mijë euro iu afrua një partie opozitare për të qenë me ta.”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)