16:21 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha me ekipin e Kristiandemokratëve holandezë: Mbështetje për aksionin opozitar dhe alternativën e PD

13:22 | 24/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha me ekipin e Kristiandemokratëve holandezë: Mbështetje për aksionin opozitar dhe alternativën e PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA, i cili përbëhej nga  Wouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF, Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; Heidi van Haastert, trajnuese e EFF; dhe Z.Alexander Arentshorst konsulent komunikimi i CDA.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me shqetësim të thellë u përcollën në takim sfidat aktuale të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën. Në këto katër vite siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizura kriminale.

Kryetari i opozitës vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në vecanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, cka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kerkojne azil ne vendet e BE e ne Holandë, per shkak se kane humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.

Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar cdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozites theksoi se  garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë. Bashkëbisëeduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu per mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: lulzim basha
Pas

Fotoja e fundit e mësueses britanike që u vra në Amazonë, e shkrepën fshatarët që i luteshin: Mos shko vetëm! (VIDEO)

Para

Flet Borina, shqiptarja që e vramë ne të medias

Para
Flet Borina, shqiptarja që e vramë ne të medias

Flet Borina, shqiptarja që e vramë ne të medias

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron i përgjigjet Trump: Grenlanda nuk është në shitje, as Antarktida dhe deti

Plagoset rëndë shqiptari në Itali, gjendet në rrugë i qëlluar me dy plumba në kokë

Kremlini: Planet e NATO-s do t’u kushtojnë taksapaguesve evropianë! Jemi gati për një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën

Rusia dhe Ukraina nisin shkëmbimin më të madh të robërve të luftës që nga fillimi i luftës

Irani: Shumë shpejt do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z. Enkel Rexhepi

Guvernatori i Kalifornisë padit administratën Trump për përdorimin e Gardës Kombëtare

GJKKO konfirmon masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule

Debat në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca kërkon shtyrjen e seancës parlamentare të 12 qershorit

Zgjaten me 6 muaj hetimet ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.