Presidenti i vendit Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm që ka pasur me gazetarët nuk preferoi që të komentonte takimin që ka pasur paraditen e sotme me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, duke thënë se biseda mes tyre ishte zyrtare, dhe nuk mund të bëhej mediatike.
Ndërkohë presidenti bëri me dije se sot ka pasur dhe një telefonatë me kreun e opozitës Lulzim Basha, e kërkuar nga ky i fundit, që po ashtu nuk preferoi që të komentonte më tej.
“Kam patur një telefonat zyrtare me zotin Basha e këkruar nga vetë ai, por nuk do të doja që ta komentoja. I vetmi mesazh që kam unë për forcat politike është që ”jepuni atë që kërkojnë shqiptarëve dhe të gjithë të tregojmë se kemi besim te demokracia”.
“Mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të besim te demokracia, që fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Në 2005 kam marrë pjesë, kam luftuar nga dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e propocionalit, por vetëm maxhoritar. Duhet të kemi besim te demokracia dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja” tha Meta.
Në një deklaratë për mediat nga presidenti Ilir Meta ka komentuar dhe tentativën e mazhorancës për ti rrèmbyer kompetencat në emërimin e kreut të KLSH-së. Meta tha se ai i ka kërkuar Leskaj që të qendrojë në lartësinë e detyrës së tij, njësoj siç e parashikon dhe Kushtetuta.
“Nuk do të lejoj që të bëhet prèsion politik për këtë çështje. Dje i kam kërkuar kreut të KLSH-së që të qendrojë në lartësinë e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri dhe në respekt të Kushtetutës. E ftoj Kuvendin që të votojë kandidaturën që kam propozuar, pasi është një njohës shumë i mirë i legjislacionit, dhe e bëjnë atë një kandidat shumë të mirë për kreun e KLSH”, tha Meta.
Presidenti Meta ka komentuar dhe kthimin e ligjit për Eurobondin në Kuvend, pasi sipas tij nuk ishte i konsultuar me aktorët e nevojshëm.
“Këtë javë ktheva ligjin për shërbimet e pagesave. Shpresoj që Kuvendi të reflektojë. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për emetimin e eurobondit të ri. Shuma dhe nxitimi pa u konsultuar me të gjithë aktorët më detyruan që të jepja pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë. Kreut të KLSH-së i kërkova që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cenojë këtë institucion. Kuvendi të gjykojë me objektivitet kandidaturën”.