10:32 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha me vajzat dhe gruan në protestë, por çfarë do të ndodhë sot me daljen e opozitës në shesh?

22:23 | 12/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha me vajzat dhe gruan në protestë, por çfarë do të ndodhë sot me daljen e opozitës në shesh?

Kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh dje se sot do të jetë dita e nisjes së Republikës së Re. Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët që të shkojnë në protestë.

“Nesër tha Basha dje “do t’i bashkohen çadrës së opozitës, intelektualët, artistët, pensionistët, shkrimtarët, madje dhe vetë socialistët e zhgënjyer.”

“Nesër do të nisë Republika e Re. Në këtë shesh do vinë të rinjtë që kërkojnë një arsim ndryshe. Nesër bashkohen me ne qindra biznesmenë të vegjël, nesër do jenë me ne të gjithë pensionistët që nuk kanë para për të blerë ilaçet. Me ne nesër do të jenë sportistët, intelektualët dhe artistët. Ja pse dita e nesërme do të hyjë në histori, se është dita e bashkimit të padërgjuar më parë në vite dhe dekada. Me vendosmëri, mirësevini vëllezër dhe motra, qytetarë nga jugu në veri nesër në orën 12 në Sheshin e të ardhmes europiane”,-u shpreh Basha.

Por çfarë do të ndodhë sot në protestën e thirrur nga opozita dhe a do të ketë dhunë?

Basha zbuloi dje se sot do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela dhe fëmijët.

 “Kthimi i monizmit që e shporrëm për të mos u kthyer më kurrë, nuk mundet e nuk do të kalojë nga votime farsë të diktuara nga droga dhe krimi, rruga do të kalojë nga autostrada e 13 majit që do të japë vulën e popullit shqiptar për zgjedghje të lira dhe të ndershme, të vetmet zgjedhje që do të bëhen në Shqipëri, ndaj bashkohuni me mua, me familjen time, me fëmijët e mi do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që po vjen, unë e kam parë të nesërmen e Shqipërisë, ju po e ndërtoni”,- u shpreh Basha.

Ndërkohë Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxjerrë një njoftim për shtetasit amerikanë që banojnë në Shqipëri, lidhur me këtë protestë që organizon opozita.

Ambasada i këshillon qytetarët e vet që të mos marrin pjesë në protestë, pasi ekziston rreziku që nga një protestë paqësore të kthehet në një protestë të dhunshme.

 “Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe protestat paqësore mund të kthehen në konfliktuale, ndaj duhet të rishikoni planet për 13 majin”, -thuhet në deklaratë.

Kanë qenë disa ambasada të huaja në vendin tonë që sot u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të bëjnë kujdes nga protesta. Kanë qenë ambasada italiane, franceze dhe holandeze që  kanë njoftuar sot për të bërë kujdes nga turma e protestuesve.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Bashaprotesta
Pas

Defektet e lindura tek foshnjat, anomali që mund të parandalohen

Para

Protesta e opozitës dhe “Gay Parada” në të njëjtën ditë, rastësi apo e qëllimtë? Aktivistët e LGBT-së zbulojnë detajet

Para
Protesta e opozitës dhe “Gay Parada” në të njëjtën ditë, rastësi apo e qëllimtë? Aktivistët e LGBT-së zbulojnë detajet

Protesta e opozitës dhe “Gay Parada” në të njëjtën ditë, rastësi apo e qëllimtë? Aktivistët e LGBT-së zbulojnë detajet

Discussion about this post

 



Të Fundit

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Koçiu: Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrave

Zbardhen dy grabitje në Kavajë, përfundojnë në pranga dy persona

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.