Protesta e opozitës vijon tashmë prej pothuajse tre javësh me takime të shumta mes qytetarësh apo grupe interesi. Ekonomi, shoqëri civile apo kategori të tjera. Ndërkohë që ajo që vihet re ditë pas dite është pasqyrimi i vakët që mediat po i bëjnë kësaj proteste.
Sidomos kur bëhet fjala për televizionet informative që në momentet kur Basha është live nga çadra nuk e transmetojnë atë.
Edhe vetë Basha e ka pasur një pikë të fortë të komunikimit të tij nga çadra censurën që iu bëhet mediave nga pronarët e tyre të lidhur me qverinë.
Ndërkohë sot kryetari i opozitës u shpreh se vetëm ‘’Ora News’’ dhe Live në Facebook po bëjnë pasqyrimin e protestës së tyre.
‘’I bëjmë një thirrje atyre që janë përpara televizorit vetëm Ora News po e transmeton Live, Ora News dhe Facebook. Ekranet e tjera po e censurojnë. Ora News dhe Facebook, Ora News dhe Facebook’’, deklaroi Basha. (E.K/SHUPLAKA)