18:21 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha: Memorandumi u mbështet dhe nga përkrahës të së majtës. E gjejmë kohën, e bëjmë kohën për zgjedhje të ndershme

10:42 | 17/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Memorandumi u mbështet dhe nga përkrahës të së majtës. E gjejmë kohën, e bëjmë kohën për zgjedhje të ndershme

Në mbledhjen që kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon me krerët demokratë në rrethe, vlerësoi maksimalisht firmosjen e memorandumit nga partitë opozitare. Ai u shpreh se pas takimit mori me dhjetëra mesazhe dhe vlerësime, mes tyre edhe nga përkrahës të së majtës.

Duke vënë theksin tek votimi dhe numërimi elektronik, kryetari i opozitës u shpreh se vendimi i djeshëm nuk ka të bëjë vetëm me Partinë Demokratike, por me të gjithë shqiptarët.

“Përveç zbatimit pa ekuivok të ligjit të dekriminalizimit, kufizimin e shpenzimeve, spikat kushti më thelbësor votimi dhe numërimi elektronik. Që pas vendimit të opozitës së bashkuar kam marrë me mijëra mesazhe, madje edhe njerëz publikisht të afishur si përkrahës të së majtës, të cilët vlerësojnë votimin dhe numërimin elektronik si propozimin më të rëndësishëm për zgjedhje të ndershme.

Votimi dhe elektronik është fundi i kontestimit të zgjedhjeve mbi bazën e shit-blerjes së votës. Me votimin dhe numërin elektronik çdo shqiptar e ka të garantuar votën, nuk ia mohon dot askush, as me shit-blerje, me kartë identiteti fals. Merr fund armata partiake e kriminelëve që tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve.

E shikoni se vendimi i djeshëm i opozitës së bashkuar nuk ka të bëjë vetëm me PD? A ka shqiptar sot që nuk është kundër shit-blerjes së votës, që nuk dëshiron t’i japë fund manipulimeve? Kjo nuk është një aspiratë vetëm e demokratëve, objektiv vetëm i opozitës, por dëshirë e çdo shqiptari. Me votimin dhe numërimin elektronik, vota e tyre nuk do të tjetërsohet.”, u shpreh Basha.

Më tej, kryedemokrati Basha hodhi poshtë pretendimet e mazhorancës se nuk ka kohë, pasi koha gjendet, koha bëhet dhe qeveria nuk mund të fshihet pas një gjethe fiku. Ai tha se Partia Demokratike është e hapur për propozime, por një qeveri që vjedh qytetarët nuk ka propozime.

“Disa përpjekje të mazhorancës dhe tellallëve të tyre, po përpiqen të na japin “kohë” si justifikim. S’paska kohë për të garantuar lirinë e votës dhe zgjedhjet e lira e të ndershme? E gjejmë kohën, e bëjmë kohën. Koha për këtë kohë ka mbaruar. Koha për zgjedhje të ndershme nuk mbaron kurrë, ndaj t’i lemë broçkullat. Shqiptarët meritojnë zgjedhje të ndershme si çdo europian.

Kjo qeveri nuk mund të fshihet pas një gjethe fiku. Duhet t’i thotë shqiptarëve pse nuk e pranon votimin dhe elektronik. Ne jemi të hapur për propozime, por nuk kanë propozime. Sepse i vjedhin zgjedhjet, nuk kanë respekt për njerëzit. Në një vend ku qytetarët zgjedhin qeverinë, qeveria e ka për detyrë t’i respektojë.”, vijoi Basha.

Ai u ndal në vijim tek listat e kandidatëve për deputetë brenda PD-së, duke theksuar se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të jenë zgjedhje të ndershme:

“Këtij vendimi do t’i japim formë përmes daljes në terren. Vendimi tjetër ishte hapja e një procesi për kandidatët e PD-së. PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të jenë zgjedhje të lira të ndershme. Do të punojmë për to e do të fitojmë. Brenda datës 15 shkurt sipas vendimit të marrë dje dhe të firmosur sot, strukturat e PD-së do të angazhohen në një proces të hapur për të evidentuar potencialet më të mira njerëzore, vlerat më të larta që kemi në komunitet.

Ne do t’i japim shqiptarëve një listë deputetësh më përfaqësuese dhe më cilësore. Koha ka ardhur që të marrim përsipër ndryshimin e madh që po vjen dhe do të vijë duke i dhënë formë përmes më të mirëve që Shqipëria ka, për të dalë nga kriza “Rama”.

Që të arrijmë këtë, duhet një proces i hapur konsultimi. Ndaj dhe udhëzimi im është që ky proces të mos mbetet brenda por të shtrihet. Të kthehet në një bashkëbisedim shprese për të nesërmen.” (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: lista e kandidatevelulzim bashambledhjezgjedhjet
Pas

Ngricat, situata e rrugëve në vend, akset ku qarkullohet me zinxhira

Para

Afrona i përgjigjet Bleros: I dashur bashkëshort i ardhshëm, unë dua…

Para
Afrona i përgjigjet Bleros: I dashur bashkëshort i ardhshëm, unë dua…

Afrona i përgjigjet Bleros: I dashur bashkëshort i ardhshëm, unë dua...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova në ngërç, Analisti: LVV nuk është fajtor i situatës, zgjedhjet do ti japin zgjidhje problemit

Kërkuan pavlefshmëri, KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën

Bruksel/ Përfundon takimi i ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, kreu i NATO-s: Aleatët bien dakord për rritje të buxhetit deri në 5%

Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

SHBA/ Kancelari gjerman mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takon presidentin Donald Trump

Nga Buxheti i vitit 2025, tek marrëveshja me Ukrainën/ Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Vendim i papritur nga Pentagoni, tërheq teknologjinë kundër dronëve nga Ukraina dhe ia vë në dispozicion forcave amerikane në Lindjen e Mesme

TRUMP shpall listen e vendeve që qytetarët e tyre nuk do të mund të udhetojnë në SHBA, ndalim total për popullsinë

Rriten rastet e dhunës në familje në Korçë, 95 raste nga janari në maj

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati paratë familjes me djalin autik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.