02:40 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha merr pjesë në ceremoninë e nderimit të kardinal Mikel Koliqit dhe Haxhi Hafiz Sabri Koçi

22:10 | 16/11/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha merr pjesë në ceremoninë e nderimit të kardinal Mikel Koliqit dhe Haxhi Hafiz Sabri Koçi

Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë sot në Shkodër në ceremonin e nderimit me titullin Lisi i Artë, dy personalitete të shquara që edhe në ditët me të errëta, ata ndriçuan mendjet dhe zemrat e shqiptarëve përmes besim në Zot, kardinalit Mikel Koliqi dhe Haxhi Hafiz Sabri Koçi.

Lëvizja Studentore Shqiptare Dhjetore -90 Shkurt -91 ndau titujt me motivacionin “ Për kontribut të lartë në shërbim të kombit, Lirisë dhe Demokracisë”

Në fjalën e tij kryetari i PD vlerësoi se rijapja e objekteve të kultit i dha jetë rizgjimit shpirtëror dhe politik të vendit, pas një errësire nën diktaturën më të egër komuniste në kontinent.

“Rihapja e objekteve të kultit pas ndalimit të lirisë së besimit përbën një nga momentet kulmore të kujtesës tonë kolektive, që duhet trashëguar brez pas brezi, për të mos lejuar qe harresa të davarisë dhimbjet e shënuara në trupin e shoqërisë tonë nga regjimi gjakatar. Por gjithashtu, për të mos harruar se përtej kalvarit të gjatë të vuajtjeve, vrasjeve, hetimeve, shkatërrimeve, shpresa dhe dashuria për Zotin ngadhënjyhen përkundër një përbindëshi që ishte në çastet e tij të fundit, por sigurisht ende i rrezikshëm”,- theksoi Basha

Basha vlerësoi Shkodrën si qyteti i qëndresës fisnike që i priu guximshëm çeljes së objekteve të kultit, duke sfiduar hapur diktaturën ndërsa solli në vemendje dhe meshën e parë të mbajtur nga Dom Simon Jubani

“Dyert e shtëpis së Zotit u hapën sërisht pas 23 vitesh. Shpresa oshëtiu anembanë vendiy. Ashtu siç oshëtinë nga emocionet dhe lutjet e njerëzve kisha te varrezat e Rrmajit, ku më 11 nëntor 1990, u mbajt mesha e parë solemne, e ndjkur nga më shumë se 40 mijë besimtarë, e drejtuar nga kleriku Dom Simon Jubani, i cili gjysmën e jetës së tij e kaloi në galerat e komunizmit, por jetoi që të shihte dhe udhëhiqte atë grigjë largë errësirës antinjerëzore”- theksoi kryetari i PD ndërsa u ndal edhe tek falja e namazit në Xhaminë e Plumbit.

“ Ajo javë e madhe do të mbyllej më 16 nëntor, te Xhamia e Plumbit ku u mbajt falja e namazit për të gjithë shkodranët, që pa dallim fejemorën guximin ta ndiqnin këtë ceremoni. Mbi 55 mijë njerëz, ndoqën klerikun e nderuar mysliman Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i burgosur për shumë vjet nga regjimi komunist, i cili këndoi Ezanin pas 23 vitesh heshtje. Ngjarje madhështore, që do të jehojnë gjatë në histori edhe për një koponent të rëndësishëm që i bën ato pa kohë, të vlefshme për të mësuar prej tyre sa herë që humbasim besimin, orientimin dhe shpresën” tha në fjalen e tij Lulzim Basha.

Kryetari i PD u ndal në fjalën e tik dhe tëk bashkjetesa fetare një model kulturor në gjithë Shqipërinë.

“Pavarësisht besimeve dhe prejardhjes, pavarësisht rreziqeve dhe frikës, ata njerëz u bashkuan për t’i dhënë fund një diktature, që pak muaj më vonë, edhe për meritë të tyre, do t’i linte vend zhvillimeve demokratike. Sot, ky është një mësim i vlefshëm për këdo që kërkon ripërtëritjen e vlerave që me shumë mund dhe sakrifica u fituan 33 vite më parë.Ndaj dhe përgjigjja e vetme kalon përmes besimit, bashkimit dhe vlerave. Sot, 33 vite më parë, e përgjithmonë”, -përfundoi mesazhin e tij kryetari i PD Lulzim Basha.

Pas

Aksident i rëndë në Kavajë, 28-vjeçari humb drejtimin e mjetit dhe ndërron jetë

Para

Pushteti/Berisha doli kundër protestave për refugjatët, Altin Goxhaj: E ka shitur popullin shqiptar! Kalaja: Qytetarët të çohen

Para
Pushteti/Berisha doli kundër protestave për refugjatët, Altin Goxhaj: E ka shitur popullin shqiptar! Kalaja: Qytetarët të çohen

Pushteti/Berisha doli kundër protestave për refugjatët, Altin Goxhaj: E ka shitur popullin shqiptar! Kalaja: Qytetarët të çohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.