16:04 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha merret si i pandehur, reagon PD: Akuzat janë stisur për të goditur kundërshtarin politik

17:26 | 08/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha në Gjirokastër: Asnjë investim i huaj në 6 vjet, këto 2 kompani largohen së shpejti

Partia Demokratike reaguar lidhur mbi padinë që kanë çuar në dy prokurorët në gjykatë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

‘Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë.

E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.

Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Në të vërtetë, në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim. Prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, as ka nisur hetime dhe as ka marrë të pandehur Edi Ramën për financim të paligjshëm, edhe pse ky fakt është provuar tashmë nga drejtësia’

Etiketa: lulzim bashaPD
Pas

Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit

Para

Deklarata e Cakajt për viktimat e luftës, reagon Daçiç: Pres qeverinë shqiptare të kërkojë falje

Para
Deklarata e Cakajt për viktimat e luftës, reagon Daçiç: Pres qeverinë shqiptare të kërkojë falje

Deklarata e Cakajt për viktimat e luftës, reagon Daçiç: Pres qeverinë shqiptare të kërkojë falje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.