Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se PD-ja do të mirëpresë këdo që do të bëjë opozitë, por jo pazar-opozitë. Ai theksoi më tej se minsitrat teknikë do të japin dorëheqjen dhe kanë gati raportet e tyre.
“Mirëpresim këdo që të bëjë opozitë, por jo pazar-opozitë. Ajo është e plotë e ndarë nga pushteti dhe kjo do të jetë opozita e PD-së. Jemi të hapur ndaj kujdo që do të bëjë opozitëne vërtetë. Ministrat kanë bërë gati raportet dhe pas përfundimit të tyre do të japin dorëheqjen. Beteja për zgjedhje të lira dhe të ndreshme do të jetë bëteja kryesore si parti opozitare. Një gjë e sigurt është që opozita jonë do të jetë parlametare, insitucionale dhe do të shtrihet në çdo hapësirë. Analiza bëhet në dy nivele, jo në nivelis sovjetik por në nisvelin e analizmit të fakteve”, u shpreh Basha.
Sjellim në vëmendje që sot KQZ-ja ka miratuar sot zgjedhjet e 25 qershorit dhe Jozefina Topalli ka shpërthyer ndaj Bashës duke theksuar se “ky i fundit është bërë si Makbethi dhe thotë nga brenda: Moj kohë rend më shpejt se tmerri im”. (J.V/Shuplaka)