Një ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kreu i opozitës Lulzim Basha po ashtu, ka zgjedhur pikërisht Durrësin për të kryer një takim me qytetarët.
Sipas Bashës kryeministri dha një shfaqe të shëmtuar me prezencën e tij në Durrës një ditë më parë. Duke e cilësuar kryeministrin si kryehajdutin më të madh të të gjithë historisë, kryedemokrati Basha e ka cilësuar atë si përgjegjësin kryesor të varfërisë së shqiptarëve.
Sipas Bashës, Rama është përgjegjësi kryesor se pse mijëra njerëz sot janë larguar nga puna. Ai thotë se Rama së bashku me Vangjush Dakon është përgjegjës për vjedhjen e votave në Durrës për si dhe janë të dy përgjegjës për rritjen e çmimeve në këtë qytet.
Në përfundim duke u shprehur se “këtij regjimi politik i ka ardhur fundi”, sipas Bashës largimi i kryeministrit Rama është një emergjencë kombëtare.
Deklarata e Bashës:
“Dje Rama dha një shfaqe të shëmtuar në Durrës. Kllouni që erdhi këtu para jush, nuk ishte klloun por ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate ndërsa fut duart ditë për ditë në xhepat tuaj. Vëllezër dhe motra vetëm sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro.
Me PPP-ra, me tendera të korruptuar si ai i Unazës së re të Tiranës, 20 milion euro për 1 kilometër. Dëgjoni, dëgjoni: 20 milion euro kilometri i unazës ekzistuese kur me projektet e Bankës Europiane për Zhvillim (BERZH), 1 km autostradë by-passi kushton 3 milion euro.
Shikoni çfarë babëzie ka ky hajdut. Nuk vjedh dyfish, as trefish, as katërfish, por shtatëfish shqiptarët, popullin më të varfër të Europës.
Ja ku janë lekët. Dy milliard euro, i bie që ka vjedhur mesatarisht 2 vitet e fundit, 2.4 milion euro në ditë. 100 mijë euro në orë është tarifa e estradës së Edi Ramës, nuk është estradë është tallje me ju, të vjedhurit e mëdhenj, popullin e Shqipërisë, qytetarët e Durrësit.
Ndaj dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar dhe ja zbrazën sheshin dje. Edhe anëtarëve të administratës që rrinin kokëulur, por edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit. Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar.
Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mija të trupit, sa herë që del para jush ka një hall të madh. Ka një hall jo vetëm të fshehë vjedhjen, port ë fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë: që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, kryekriminelin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin.
Dhe dje halli i tij ishte gjigand: Departamenti Amerikan i Shtetit e tha qartë atë që çdo shqiptar e di.
Rama ndryshoi 5 herë prokurorët e dosjes 339. Çfarë do të ndodhte, nëse nesër mbahen zgjedhjet…
Kur qeveria kapet duke vjedhur, siç është kapur duke vjedhur Edi Rama, kur qeveria kapet duke kryer krime, siç janë kapur këta, atëherë nuk ikën populli refugjat, ikën qeveria, largohet me votë dhe shkon para drejtësisë. Edi Rama e di fare mirë këtë. Ai e di se nesër, po të mbaheshin votimet në Durrës dhe gjithë Shqipërinë, Edi Rama, Vangjush Dako dhe banda e tij e hajditëve, do ta paguajnë shtrenjtë poshtërimin, hajdutërinë dhe krimin që kanë kryer ndaj çdo shqiptari, të majtë e të dhathtë, në fshat e në qytet, të ri e të vjetër. Prandaj, e ka shkatërruar themelin e demokracisë, votën e lirë. Kush më mirë se durrsakët dhe shijakasit e dinë këtë?!
Dosja 339 është dëshmia gjyqësorë e rënies së votës së lirë, e shkatërrimit të zgjedhjeve, e kapjes dhe shkatërrimit të dmeokracisë. Dhe kjo është arsyeja se pse Edi Rama ka kapur drejtësinë, ka ndryshuar 5 herë prokurorët e dosjes 339, me shpresën se kështu do të vonojë fatin që e pret Vangjush Dakon, bashkëpunëtorin e Niçes me shokë dhe gjithë kupolën socialiste, deri tek Edi Rama, hajdutët e votave të durrsakëve, hajdutët e votave të shijakasve, hajdutët e vitave të qytetarëve shqiptarë.
Ndaj, me zgjedhjet e vjedhura, me Gjykatën Kushtetuese të vrarë, me drejtësinë e kapur nuk kishte asnjë rrugë tjetër për opozitën për t’i shërbyer interesit publik. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për ne qe të luftonim për t’ju mbrojtur dhe për të avnacuar interesat dhe kauzat tuaja, nuk kishte vendim tjetër që unë, si kryetar i opozitës dhe kryetar i PD mund të merrja, perveçse t’ua riktheja edhe një herë gjykimin ju, sovranit të patjetërsueshëm, qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.”