Kryetari i partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Aktualitet” nga Bejdo malo në Fax News, ku ka folur lidhur me situatën brenda në PD aktualisht pasi shumica e deputetëve i dolën kundër Bashës dhe i kërkuan dorëheqjen.
Roshi tha se Bashës nuk mund t’i imponohej diçka e tillë në një periudhë demokratike. Ai tha se një vendim i tillë mund të vinte vetëm nëse vetë Basha moralisht e ndjente ta bënte. Ndërsa shtoi se PD mund të quhej ende parti edhe nëse pro Bashës do mbeteshin vetëm 2 deputetë.
Roshi: PD është forca determinuese e opozitës përcaktuese për të ardhmen. Por nuk po luan rolin përcaktues që e gjithë opozita të vijë në pushtet. Nuk besoj se kjo gjë do shkojë mirë në të ardhmen. Njeriu duhet të ketë disa zakone morale politike, po nuk i pate nuk lindin brenda ditës këto. Gjërat bëhen në rrjedhje të lirë në një demokraci, nuk i detyron dot deputetët që t’i largohen Bashës apo që ky i fundit të japë dorëheqjen.
Nuk ka rëndësi sa parti politike janë në skenë. Nëse ti rrit intensitetin e punës, ashtu sikundër Berisha e tregoi këtë rast nuk ka nevojë të kërkojë dorëheqje nëse thjesht rrit instensitetin e punës. Basha le të rrijë siç ka ndenjur, se këtu jemi në garë. Por imponim artificial me retorika boshe që ti kërkosh dorëheqjen nuk ka kuptim.
Basha mund të qëndrojë edhe me 2 ose dhe 3 deputetë. Le të jetë pa grupe, si parti nuk e shuan dot, edhe me dy deputetë ajo prapë parti Demokratike.