Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë në selinë blu aleatët rreth orës 16:45.
Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet për të diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet që do të ketë opozita e bashkuar në tryezën e këshillit politik.
Mbledhja vjen vetëm pak para nisjes së mbledhjes së radhës të Këshillit Politik, ku opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen.