Kryetari i opozitës Lulzim Basha duket se ka ndryshuar sloganin për t’i bashkuar shqiptarët me Partinë Demokratike. Basha ka ndryshuar foton e kopertinës në Facebook duke ndryshuar edhe sloganin që shfaqet pas krahëve të tij. Nga ‘’Shqipëria ngrihet’’, Basha shkruan në foton e tij të re ‘’Për një Shqipëri që ofron vend për të gjithë’’. Basha shpeshherë ka përdorur slogane të ndryshme nga ato të Partisë Demokratike.
![basha1](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2016/11/basha1.jpg)
Nuk dihet nëse ky do të jetë dhe slogan që Partia Demokratike do të përdorë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Po është padyshim e qartë që partitë në vend kanë ndezur motorrët e parafushatës dhe secila prej tyre ka nisur të ofrojë platformat e mundësive.