Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar në Berlin me ish Presidentin e Parlamentit Europian Hans-Gert Pöttering, me të cilin ka diskutuar çështjet kryesore politike që po kalon vendi.
Nga Berlini, Kryetari Basha theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë standardet më të larta demokratike që nga përzgjedhja e kandidateve, ku në një proces të hapur po merren propozime jo vetem nga anëtarësia e PD, por edhe nga qytetaret.
Kandidatët, shtoi Basha, do t’i nënshtrohen një kontrolli të pastërtisë së figurës dhe përmes një procesi transparent, do të përgjidhen më të mirët, më të kualifikuarit dhe njerëzit që gëzojnë integritetin më të lartë në zonat ku do të kandidojnë.
Në ana tjeter, Pottering këshilloi për rreziqet që e presin Shqipërinë nëse nuk mban dot zgjedhje të lira dhe nuk pastron politikën nga kapja prej krimit dhe interesave korruptive.
Ai u shpreh se thelbi i demokracisë europiane janë zgjedhjet e lira dhe llogaridhënia e politikës, dhe politika e lidhur me krimin dhe e zhytur në korrupsion janë të papajtueshme. (A.H/SHUPLAKA)