02:22 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha në deklaratë për mediat: Mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar

19:03 | 22/02/2024
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha në deklaratë për mediat: Mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë për mediat ditën e sotme.

Ai theksoi se ruan qendrime të qarta për drejtësinë dhe SPAK-ut për të hetuar pushtetarët.

Basha u shpreh gjithashtu se nuk është pro amnistisë penale që sipas tij, favorizon zyrtarët e korruptuar.

“Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarët e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe sgripset e pamundësive. Jo atyre të cilët kanë abuzur me pasuritë dhe pronat e shqiptarëve, po protestuesve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekujvoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kuptojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjeve sepse i shërben interesave të ngushta personale.

Përballja me të keqen që ka zënë vendin, përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij kërkon kurajo, kërkon qartësi, kërkon vendosmëri. Ndaj jemi këtu për t’i thënë Po vetingut të politikanëve, kontrollit të figurës të tyre dhe lidhjeve të papërshtatshme dhe pasurisë së tyre dhe nxjerrjem jashtë politikës të çdokujt që nuk e kalon testin e vetingut të politikanëve. Jemi këtu për t’i thënë jo imunitetit të deputetëve. Deputetët e Shqipërisë njësoj si qytetarët e Shqipërisë duhet të zhvishen nga imuniteti dhe të dalin para ligjit sa herë që e lyp drejtësia, si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë”, tha ndër të tjera Basha.

Pas

Trajneri i Fullham flet për Brojën: Duhet të presë mundësinë e tij, ai është personi i duhur këtu

Para

Zyrtari amerikan paralajmëron për rrezikun inflacionist të mbikonsumit

Para
Zyrtari amerikan paralajmëron për rrezikun inflacionist të mbikonsumit

Zyrtari amerikan paralajmëron për rrezikun inflacionist të mbikonsumit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.