Është e pashmangshme, fitorja po vjen, kauza po triumfon. Ditë për ditë më shumë qytetarë po na bashkohen në sheshin e lirisë, për t’i dhënë fund republikës së vjetër, për të themeluar republikën e re, të demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme. Jemi këtu ditë për ditë e natë për natë se kemi marrë një vendim të madh, shembja e Republikës së vjetër. Rruga ka nisur dhe ne do të arrijmë destinacionin për të cilin kemi nisur. Një rrugë që do të na çojë me sukses drejt përfundimit të kauzës sonë.
Është thelbi dhe koha të kujtojmë së bashku se si Republiak e vjetër është shndërruar në strofkull të krimit, në kanabistanin e drogës, si arritën të shkatërrojnë një shtet të tërë. Na e kujtuan sot në këtë shesh drejtuesit e policisë së shtetit u hoqën nga detyra.
Vullneti politik mund të çojë në luftimin e aktivitetit kriminal. Si është e mundur që sot kriminelët bëjnë ligjin? U bë e mundur duke pastruar Policinë e ndershme dhe vendosur njerëz të lidhur me krimin dhe drogën. Si mund të arratisej Arben Frroku, vrasësi i një drejtori policie. Që mbështetej nga i vëllai Mark Frroku. Si mund të ndodhte ndryshe që oficerët e ndershëm të policisë së Shtetit u zëvendësuan me emra të inkriminuar.
Ky pra ishte plani, kjo ishte strategjia. Vendosja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, pika e parë e planit. Pika e dytë, vendosja e emrave kukulla të këtij ministri.
Këto përfitime nga droga shkojnë vetëm në duart e një kupole mafioze, një kupole kriminale të lidhur me Ramën dhe Tahirin. Kanë vetëm një qëllim, pushtetin dhe pasurimin.
Refuzoj çdo veprim që shkel ligjet e vendit. 32 herë e denoncuam Klement Balilin, nuk lëvizën gishtin, përkundrazi ai kërcënoi. Pasi CNN foli për këtë, për dy javë policia nuk lëvizi gishtin. Askush në këtë qeveri të lidhur me krimin nuk e lëviz gishtin.
(XH.A/SHUPLAKA)