Ndërsa opozita e bashkuar ka nisur përgatitjet për mbajtjen e protestës kundër qeverisë Rama më 27 janar, ish drejtues të lartë të Partisë Demokratike janë skeptikë nëse kjo protestë.
Astrit Patozi, i përjashtuari nga lista e Bashës ka thënë për RTSH se protesta reale janë ato që shpërthejnë nga revolta qytetare dhe jo ato që mbahen për shkak të Partive. “Lulzim Basha sot nuk është në gjendje të ndezë partinë e vet, atë që drejton. Një njeri që ka vështirësi të ruajë autoritetin brenda shtëpisë së vet e ka shumë të vështirë. E eka shumë të vështirë të jetë i pari i qytetit apo i pari i fshatit.”, u shpreh Patozi.
Sipas Patozit në kushtet kur opozita merr përsipër të nxisë protestat masive, kjo sipërmarrje kërkon lidership të fortë politik, tiparet e të cilit në gjykimin e tij, qartazi mungojnë tek Lulzim Basha.
Ai shton me tej se Basha ende vijon të anashkalojë platformën e shumë ish drejtuesve të PD-së, për ndryshime statutore. Për ish-deputetin, ky është një problem që i mbetet Bashës.
Patozi bën të ditur se do të vijojnë takimet me demokratët në mbarë vendin, me qëllim ringritjen e Partisë Demokratike. (J.V/Faxweb)