Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar pas përfundimit të protestës së Aleancës se Edi Rama ka hedhur në erë procesin e Reformës Zgjedhore duke shëmbur godinën e Teatrit Kombëtar. Basha tha se opozita ka bashkuar forcat dhe do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin e nisur prej 3 viteve për të rrëzuar Edi Ramën.
“Kushtet në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, ka një emër, ky është Edi Rama. Ne kemi bashkuar sot gjithë forcat tona anembanë Shqipërisë në një projekt ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Është e paevitueshme. Rama është investuar të ndalë integrimin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo i jep shtysë sot betejës sonë 3-vjeçare për një apel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në ditët në vijim PD dhe opozita do të vijojnë hapat e mëtejshëm që synimi ynë për t’ju dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë as Europë, as zhvillim të realizohet, të shporret një qeveri ozurpatore, një kriminel dhe qeveri kriminale”, tha Basha.