Pas firmosjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore midis palëve politike, ku sot u vendos në Këshillin Politik për hartimin e ndryshimeve ligjore të draftit që javës tjetër i kalon Komisionit të Posaçëm, ka ardhur edhe lëvizja e kreut të PD-së.
Pikërisht nesër në 11:00 kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë grupin e punës së hartimit të këtyre ndryshimeve bashkë me Kryesinë e Partisë.
Mbledhja e Lulzim Bashës me Kryesinë vjen teksa një ditë më parë u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore.