Pas lajmit që qarkulloi se kreu i PD-së Basha po mbahet në survejim nga ana e Policisë së Shtetit, ka reagur ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Manjani shprehet me ironi se “padyshim që opozita duhet mbajtur nën vëzhgim”, ndërsa më poshtë rendit dhe akuzat e bëra ndaj saj nga ana e maxhorancës.
Manjani e ka konsideruar një turp këtë duke thënë se opozita ka vetëm fjalën.
Postimi i plotë:
Padyshim që Opozita duhet mbajtur në survejim policor…
Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”….
Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes.
Kryetari i Opozitës, duhet arrestuar në vend! Ai është fajtori për gjithë këto “të zeza”, që po ndodhin!
Policia nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë. Vetëm të gjëmojë opozitën, që vetëm fjalën ka në dorë!
Por fjala kushton më shumë se trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni!
Hajde shtet, hajdeeeeee!
Turp e faqja e zezë!
(B.H/Faxweb)