11:11 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha nënshkruan marrëveshjen me banorët e Astirit, cilat janë disa nga pikat e saj (Video)

19:51 | 16/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nënshkruan marrëveshjen me banorët e Astirit, cilat janë disa nga pikat e saj (Video)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme banorët e Astirit në protestën e tyre që vazhdon prej rreth një viti në kundërshtim të projektit për vijimin e punës në ndërtimin e “Unazës së Re” ,duke e quajtur këtë investim si korruptiv.

Basha ka nënshkruar edhe një marrëveshje me banorët, sikurse bëri para disa ditësh me artistët që protestojnë për mos lejimin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Disa nga pikat e kësaj marrëveshje kanë të bëjnë me qëndrimet e Partisë Demokratike lidhur me këtë projekt, ku theksohet se nuk do të lejohet zgjatimi i saj pa u rishikuar projekti.

Marrëveshja përmban edhe zotimin e kryedemokratit për legalizimin e ndërtesave përgjatë segmentit që do të përshkojë projekti, duke mundësuar kështu kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar, dhe kjo sipas marrëveshjes, do të ndodhë kur PD të vijë në pushtet.

Basha është zotuar po ashtu që do të mbështes çdo ditë dhe në çdo formë protestën dhe rezistencën e banorëve deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në fjalë.

Gëzim Sadikaj, banor i Astirit dhe përfaqësues i revoltës kundër projektit dhe Lulzim Bashan ë emër të artisë Demokratike janë dy nënshkruesit e kësaj marreveshjeje.

Marrëveshja me banorët e Unazës së Re, PD angazhohet për rishikim të projektit dhe dëmshpërblim me çmimin e tregut

Banorët shprehin vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e banesave dhe pronës së tyre nga rreziku i prishjes pa dëmshpërblim. Duke e konsideruar kriminale prishjen e tyre për shkak të projektit korruptiv dhe pa u siguruar një shpërblim të drejtë, PD angazhohet për dy masa emergjente, rishikimin e projektit, dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut.

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” – thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet.

Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD angazhohet që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2939084349498138/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: basha firmos marreveshjen me banoretbasha nenshkruan marreveshjen me banoretlulzim bashaprotesta e Astirit
Pas

“Nuk e bëre si burrat profesor”, mesazhi i ndjerë i gazetarit: Lotët më kanë errësuar shikimin ndërsa…

Para

Lulzim Basha tregon skenarin e opozitës: Kjo është marrëveshja që i paraprin Shtatorit (Video)

Para
Lulzim Basha tregon skenarin e opozitës: Kjo është marrëveshja që i paraprin Shtatorit (Video)

Lulzim Basha tregon skenarin e opozitës: Kjo është marrëveshja që i paraprin Shtatorit (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

Rama mbledh kabinetin, në “sitë” puna e çdo ministrie

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.