23:57 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha nga Berlini: Mbështetje e plotë për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE

17:29 | 16/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nga Berlini: Mbështetje e plotë për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE

Përmes një video nga Bundestagu në Berlin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë mesazhin e mbështetjes gjermane për hapjen e negociatave për Shqipërinë ditën e nesërme.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Me ekspertët e politikës së jashtme dhe të sigurisë, nga zyra e kancelares Merkel dhe nga grupi CDU/CSU në Parlamentin gjerman, sot kemi kërkuar së bashku me delegacionin, mbështetjen e grupit CDU/CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Vendim i cili do të merret pas marrjes së rekomandimit të Komisionit Evropian. Kemi kërkuar mbështetjen si një akt që do të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët në një vend që e ndajnë të gjithë shqiptarët, por edhe si përpjekje për të plotësuar kriteret e paplotësuara në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ecjen përpara të Reformës në Drejtësi, në reformën e administratës publike, në respektimin e të drejtave të njeriut.

Siç e tregoi edhe rasti i fundit i Kukësit, të gjitha këto janë shqetësime të thella të partnerëve tanë, janë arsye të thella për të dyshuar.

Ndaj edhe në emër të opozitës, në emër të partisë demokratike, i kemi garantuar që ta shohin këtë si një proçes i cili mundëson vazhimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar dhe për t’i vënë të gjithë qytetarët e barabartë përpara ligjit, për të vënë politikanët e korruptuar përpara drejtësisë, për të rikthyer konkurrencën si parakusht për të mbarëvajtjen e ekonomisë.

Diskutimi i parë sot këtu në Bundestag ka shkuar shumë mirë. Do të vazhdojmë nesër me anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Komisionit të Çështjeve Evropiane të Bundestagut. Do të kemi një takim të veçantë me këshilltarin për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme të kancelares Merkel.

Do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar përmes faqes sime të Facebook-ut dhe njoftimeve të zyrës së shtypit në Partinë Demokratike.

(E.L./Faxweb)

Pas

Kazinoja e sherrit/ Ku u plagos 53-vjeçari nga Vlora (VIDEO)

Para

Elhaida Dani surprizohet nga kryeministri i Rusisë: Çfarë i ka dhuruar?

Para
Elhaida Dani surprizohet nga kryeministri i Rusisë: Çfarë i ka dhuruar?

Elhaida Dani surprizohet nga kryeministri i Rusisë: Çfarë i ka dhuruar?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.