Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Bilishtit i ktheu një përgjigje Ramës në lidhje me planin e tij ekonomik.
“Edi Rama është përpjekur të tallet me këtë projekt të Lulzim Bashës, duke u thënë njerëzve që tani Luli do ushqejë fëmijët tuaj.Unë ushqej fëmijët e mi, tha Basha, por Republika e Re do të ushqejë fëmijët e shqiptarëve”, tha Basha.
Sepse sipas tij, paratë nuk do të bëhen rrush e kumbulla, pllaka e palma të thara, siç i bëri Rama.
“Paratë do t’u kthehen shqiptarëve. Plani im ekonomik do të sigurojë rritje të konsumit, të prodhimit, do të hapë vende pune, do të krijojë mundësi për rininë, do të mbështesë fermerët, do të nxisë ardhjen e investitorëve të huaj.Plani ekonomik i Lulzim Bashës do të ndezë motorrët e ekonomisë, dhe ai do të ketë prioritet njerëzit, fëmijët e shqiptarëve me shkolla të mira që ofrojnë drekë për ta, do të ketë prioritet pensionistët duke rritur shpërblimin e tyre, do të mbështesë të rinjtë dhe njerëzit në nevojë”,shtoi më tej Basha.
(M.D/Shuplaka)