13:27 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha nga “Çadra e Lirisë”: Këtu deri në largimin e Ramës. Shumë shpejt do jemi më të shumtë

12:22 | 21/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nga sheshi: Unë jam gati, jam gati t’u udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos, drejt të ardhmes! (FJALA E PLOTË)

Mes protestuesve në ditën e katërt të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi sërish se protesta do të vijojë deri në largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Ai u shpreh se opozita është e vendosur të qëndrojë deri në fund, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe vendosjen e demokracisë.

Më tej, Basha u shpreh se çdo instiucion ka rënë, shteti ka rënë, ndaj bëri thirrje për bashkim të qyterarëve. Kryedemokrati paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një zgjerim të shumicës absolute të 18 shkurtit.

“Duke u ngritur bashkë do të lindim një Shqipëri të re për çdo shqiptarë. Është një kauzë më e madhe se Shqipëria jonë, një kauzë për Shqipërinë e së ardhmes. Jemi këtu e do të jemi këtu çdo ditë e më shumë deri në fitore, largimin e këtin kryeministri dhe krijimin e qeverisë teknike që garanton votën e lirë për qytetarët.

Shumica absolute që treguat të shtunën do jetë më e madhe shumë shpejt. Kur çdo institucion ka rënë, kur shteti ligjor ka rënë, parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, kur ekonomia ka rënë sepse pasuria është në duart e një grushti olgarkësh, kur mediat kanë rënë, a nuk është koha ta rrëzojmë këtë qeveri?

Dy rrugë ka: ose do të pranojmë të shkatërrojnë ose do të qëndrojmë bashkë këtu derisa të rrëzojmë këtë qeveri.

Gazetarë u larguan nga puna se nuk pranuan të ishin pjesë e lëpirjes së Ramës, sepse ngritën zërin për vdekjen e 17-vjeçarit në Sharrëz, ku fajtor është kastraveci i Tiranës. Falënderojmë gazetarët që në kushtet e presionit po mundohen t’i tregojnë Shqipërisë dhe botës fytyrën e vërtëtë.

Nuk ka detyrë më të madhe se sa këtë progres ta shtrijmë anembanë Shqipërisë. Asgjë nuk do të jetë më si më parë deri sa vullneti i qytetarëve të respektohet. Sot dua të përshëndes gjimnazistët e Tiranës që janë bashkuar me vullnetin e tyre të lirë.

Nuk e di pse kanë ardhur. Edhe unë kur isha gjimnazist mora shokë e shoqe dhe iu bashkova lëvizjes së Dhjetorit.”, u shpreh ndër të tjera Basha. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramalulzim bashaprotesteqeveri teknike
Pas

Rama: Kur dikush të akuzon për çfarë s’ke bërë ose e ka bërë vetë, ose mundet ta bëjë

Para

Le Pen anullon takimin me Myftiun libanez, refuzon të mbulohet me shami

Para
Le Pen anullon takimin me Myftiun libanez, refuzon të mbulohet me shami

Le Pen anullon takimin me Myftiun libanez, refuzon të mbulohet me shami

Discussion about this post

 



Të Fundit

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.