Kreu i opozitës Lulzim Basha, nga çadra ku po zhvillohet protesta për 7 javë rradhazi, ka deklaruar se me krijimin e Republikës së Re, do të punojë për t’u rikthyer dinjitetin të përndjekurve politikë në kohën e diktaturës. Ai shtoi se nuk do të pranojë, që kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, t’u hedhin “hi syve” ndërkombëtarëve.
“Ndërsa ministri i Brendshëm është njeriu, vëlli i të cilit është trafikant kokaine. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa është në dosjet e ndërkombëtarëve si njeriu i lidhur me bandat më të rrezikshme të trafikut të drogës. Krimi është krim dhe detyra e parë e Republikës së re është të ndërpresë njëherë e përgjithmonë lidhjet e politikës me krimin…
Detyra më e parë në Republikën e re është të presë një herë e mirë lidhjet e politikës me krimin, por kjo nuk mund të ndodhë nëse Republika e re nuk bën një shkëputje me krimet e diktaturës më ç’njerëzore të Europës.
Në program, në skuadër dhe në veprim, të përndjekurit politikë që nuk janë as qindra, as mijëra, por që janë miliona shqiptarë, ju them se kanë garancinë e PD-së dhe timen si kryetarin e saj, se do mbyllim karvanin 27 vjeçar. Do zbatojmë standartet më të forta eurpiane për dinjitetin e të përndjekurve.
Kjo është një punë e jashtëzakonshme që nuk kryhet në një film… Xhelatët, ata që kanë qenë në krye të persekutimeve, nuk do kenë asnjë vend në vendimmarrjen e Republikës së Re.
Vendi i tyre është në skutat më të zeza të historisë kombëtare. Sa kohë që ky nuk është një realitet ligjor, përfaqësuesit e ardhshëm të PD-së duhet të zbatojnë tre kriteret bazë: dosjet e pastra nga krimi, dosjet e pastra korrupsioni, dosjet e pastra jo si bashkëpunëtor apo xhelat i partisë komuniste.
Misioni ynë i parë që na ka mbledhur 7 javë, është çlirimi i vendit nga krimi dhe kjo realizohet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk pranojnë asnjë kompromis, pazar me standartin e votës së lirë, e t’ja sheshin sapunin për djathë, as ne as partnerëve ndërkombëtarë, apo t’u hedhin hi syve Fatmir Xhafa e Rama me shokë.
Zgjedhje të lira me Ramën, Xhafajn nuk do të ketë dhe nuk pranojmë zgjedhje të tjera përveçse të lira dhe të ndershme. Nuk do të ketë asnjë kthim në parlamentin e Shqipërisë pa u përmbushur i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur të mos pranojmë!”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)
