08:03 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha nga Dibra: Bashkimi i gjithë demokratëve është rruga e vetme për t’u kthyer në pushtet

14:31 | 10/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nga Dibra: Bashkimi i gjithë demokratëve është rruga e vetme për t’u kthyer në pushtet

Ditën e sotme Lulzim Basha vazhdoi turin e takimeve me demokratët e Qarkut të Dibrës dhe njësive 8 dhe 9 në Tiranë.

Basha u shpreh se rezultati i 25 qershorit nuk shpreh vullnetin e vërtetë të shqiptarëve, por deformimin përmes blerjes masive të votës dhe diktimit të saj me presione shtetërore dhe kriminale.

“Projekti im për Shqipërinë është një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarët dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan.

Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë”, tha Basha në Burrel.

Në Dibër, Basha u shpreh se bashkimi i gjithë demokratëve, është rruga e vetme, e detyrueshme, për t’u ringritur përsëri e për t’u kthyer në pushtet. Ne kemi gjithë mundësinë të bashkohemi”,  tha Basha. 

Më tej Basha u shpreh për nevojën e korigjimit të gabimeve, për vullnetin që duhet treguar për të luftuar për ndryshim, e jo për privilegje.

“Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën. Por nga ana tjetër, nuk vij t’u kërkoj asnjë favor, asnjë privilegj, asnjë kolltuk. Vij t’u kërkoj të vazhdoj sakrificën, timen personale që e bëj me dëshirën më të madhe, nga thellësia e shpirtit, për të vazhduar për t’ju drejtuar në këtë betejë pa kthim, me ju dhe për ju, për të gjithë demokratët dhe për të gjithë shqiptarët deri në fitoren e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e përmes tyre, fitoren e Partisë Demokratike si imperativ historik, dhe si nevojshmëri për çdo shqiptar e shqiptare të ndershme”, tha Lulzim Basha. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: lulzim basha
Pas

Armina Mevlani një belly-dancing e vërtetë, VIDEO ku shihet që sfidon balerinën

Para

Doni të shkoni për plazh në Kroaci? Rimendojeni pasi nëse lëvizni nëpër qytet me rroba banjo do të merrni gjoba të majme

Para
Doni të shkoni për plazh në Kroaci? Rimendojeni pasi nëse lëvizni nëpër qytet me rroba banjo do të merrni gjoba të majme

Doni të shkoni për plazh në Kroaci? Rimendojeni pasi nëse lëvizni nëpër qytet me rroba banjo do të merrni gjoba të majme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.