Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Dibra ka theksuar se buqësia në vend është e shkatërruar pasi fermerët nuk shesin dot produktet e tyre buqësore. Nuk ka munguar as ironia nga ana e Bashës për LSI-në, pasi kjo ministri drejtohet nga Edmond Panariti.
“Në Devoll që ishim atë e quanin Panashiti, tamam pe LSI-je, llogari LSI-je. Prodhimet e fermerëve kalben sot edhe në Dibër, sepse tregu nuk është i grantuar se tregun e mbyt prodhimi i huaj. Vijnë ata këtu futen me çmime më të ulët dhe fermerit shqiptar i kalbet produktet.”, u shpreh Basha.
Me tej Basha thekson se Ilir Meta është bërë bishë se e shikonte veten një dorë në bakllava dhe një dorë në sheqerpare.
“Do vazhdoni 4 vjet më këtë me tuta e batuta që duart e Metës dhe Beqajt i futi në xhepat tuaja? Është bërë bishë Ilir Meta se e shikonte veten një dorë në bakllava dhe një dorë në sheqerpare. Në bakllava s’ka për ta pas kurrë më dorën, por me sa shoh s’ka për ta pas as në sheqerpare”, tha ai. (J.V/Shuplaka)