Kreu demokrat Lulzim Basha ishte sot pasdite në Elbasan në miting elektoral ku komentoi mbi debatin e timonëve të qeverisjes. Ai u shpreh se Rama dhe Meta nuk e kanë mendjen tek qytetarët por tek timoni.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Këta e kanë mendjen tek timoni, po qytetarët?
Ai s’di cfarë të bëjë. Në mëngjes luan basketboll mbasdite flet për timonë. Le t’i ngrejë gishtat lart se më mirë dy gishta lart se duart lart. Ai tjetri duke i rënë daulles në Kukës, kjo vetëm e vetëm që mos të kthejnë përgjigje për vendet e punës. Edi Rama nuk vjen në debat.
Edi ku i ke vendet e punës? Ku e ke pensionin e 13?
Asnjë përmirësim në jetët tuaja, rrogat copë-copë, taksat janë rritur, nafta më e shtrenjta në rajon, populli e vuan në lëkurë, kam qenë tek fermerët, e kam prekur dhembjen tuaj, duhet t’i kujtojmë.
Pse jeni me shpresë? Sepse kemi marrë një vendim të amdh , vendimi është republikë e re, e nesërme e sigurtë për çdo elbasanlli, ju e dini, ky nuk është vetëm projekti im.
Shqiptarët e duan punën, jepua mundësinë dhe do shkëlqejnë.
Kjo është garancia që do të punoj natë e ditë që do të bëj realitet premtimet, ja ku e keni tunelin e Krrabës, ishte betejë po unë di t’i luftoj dhe kam fuqinë t’i fitoj për ju, për dy vjet u gjet financimi, ka 4 vjet që nuk e mbaron autostradën, për dy vjet ja dola me rrugën e kombit, 4 vjet nuk bën dot Lungomaren, si shpjegohet? Punon për vete, nuk e kam mendjen tek kolltuqet, i pranoj edhe sulmet, për ju, republikën e re.
Republika e re do t’i presë koncensionet korruptive.
Unë do vendos traun e doganës për prodhimet e huaja.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post