15:47 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha nga Gjirokastra: Nuk është rastësi, sot ne demokratëve po na thërret Shqipëria

17:55 | 09/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nga Gjirokastra: Nuk është rastësi, sot ne demokratëve po na thërret Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha nga Gjirokastra se nuk ka Evropë, pa zgjedhje të lira dhe pa futur në burg politikanët që vjedhin zgjedhjet si në vitin 2017.

 “Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi.

Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka.

Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve.

Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur.”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë në protestën e 11 majit në Tiranë.

“30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim plot dhimbje e sakrifica drejt Europërs. Kush më shumë se ju, gjirokastritët  e dinë  eksodin e shqiptarëve drejt Greqisë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica. 30 vite rendje drejt Europës dhe padyshim edhe hapa për ta sjell Europën këtu. Nuk është rastësi që secili prej këtyre hapave është ndërmarrë nga PD. Kanë qenë vetëm reformat e vërteta që na kanë afruar me Europën.

Sot po na thërret në skenën e vendimit të madh politik, ne demokratëve, Shqipëria. Thirrja ime e parë ndaj demokratëve, qytetarëve, bashkohemi me 11 maj për Shqipërinë si gjithë Europa, sepse ëndrra jonë e papërmbushur është objektivi kryesor i PD dhe koalicionit tonë, maxhorancës së re politike e numerike në Shqipëri”, tha Basha.

Etiketa: BASHA NE GJIROKASTERlulxim bashaprotesta e 11 majit
Pas

Rrihet dhe grabitet 75-vjeçari, ja çfarë rrëfen bashkëshortja

Para

A mund të ndodh bashkimi i Shqipërive të vogla, pa korigjimin e kufijve?!

Para
A mund të ndodh bashkimi i Shqipërive të vogla, pa korigjimin e kufijve?!

A mund të ndodh bashkimi i Shqipërive të vogla, pa korigjimin e kufijve?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.