Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Kurjës iu tregoi edhe njëherë planin e tyre ekonomik të tij. Gjatë takimit Basha dëgjoi edhe banorët për shqetësimet e tyre.
Ilir Ndreu, i cili ka një market të vogël në Krujë i tha Bashës se me planin e PD-së, me uljen e çmimit të energjisë dhe reduktimin e TVSH-së, do të kursejë cçdo muaj 300 mijë lekë. Lulzim Basha e siguroi se ky është synimi i planit të tij ekonomik, që ai të kursejë, të zgjerojë biznesin dhe të marrë dikë në punë.
Basha theksoi se do të ndezë motorrët e ekonomisë me planin e ri ekonimik. Kreu i opozitës shpjegoi se taksat e ultëta jo vetëm do të forcojnë ekonominë e qytetarëve, por sjellin edhe më shumë të ardhura në shtet për shkak të rritjes së prodhimit dhe të zhdukjes së informalitetit.
Më tej Basha ndalet tek furrxhiu më i vjetër i Krujës, tek Kujtim Hoxha, një biznes që ai e ka trashëguar nga të parët.
Furrxhiu i thotë Bashës se kërkon ndryshim, pasi aktualisht mezi po paguan paratë për miellin, ngaqë nuk ka punë. Basha i siguroi qytetarët se paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë për fasada e pllaka sipas tekave të kryeministrit, por vetëm për interesat e njerëzve, për të rritur pensionet, pagat, për t’u siguruar të sapodiplomuarve stazhe të paguara çdo vit, dhe për të garantuar shkolla të modelit europian që kujdesen për fëmijët deri në orën 16.00 dhe ofrojnë dhe drekë të mbuluar nga shteti.