Lulzim Basha ka takuar sot dhjetra qytetarë në Rrëshen dhe Rubik gjatë ecjes në rrugët e qyteteve. Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël dhe të papunët e shumtë që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit, do sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do rrisë konsumin, prodhimin, dhe do të krijojë vende pune.
“Sepse, unë do të kem prioritetet e duhura, u thotë Basha banorëve. Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë. Paratë nuk do të çohen dëm për pllaka e fasada, dhe sdo të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit. Rrubiku është një qytet fantazëm krejtësisht i lënë pas dore. Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)