”Ose do bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka!”, kështu sapo deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.
FJALA E PLOTË:
Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra,
shqiptarë të ndershëm dhe të lirë, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend është derdhur në këtë vend, sheshin e lirisë, mirësevini!
Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu sepse kjo qeveri e ka cuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe tani që u ka vjedhur gjithcka nga xhepat e shtëpitë tuaja do tu vjedhë dhe zgjedhjet.
Ju të gjithë e dini mirë këtë, ju, ne jemi mbledhur sot për të thënë boll me! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur këta erdhën në pushtet.
Sot ne nisim rrugëtimin e ri për të cilin ka nevojë kaq shumë cdo shqiptar, cdo fëmijë, i ri dhe e re.
Sot për ta shpallur këtë vendin me zë të lartë: Po duam zgjedhje të lira dhe të ndershme
Duam ndarjen e politikës nga krimi, duam punë, duam të ardhme dinjitoze që na bën krenar për vendin tonë.
Duam shpresën!
Sot jemi bashkuar se nuk e pranojmë më këtë gjendje, sepse kemi besim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze, nga alarmi ndërkombëtar se pushteti dhe kriminelët mund të vjedhin zgjedhjet.
Ose do bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka! Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollusura nuk do t’i pranojmë!
Zgjedhjet e krimit nuk do t’i pranojmë!
Zgjedhjet e kriminelëve me pushtet nuk do t’i pranojmë!
Kjo qeveri palaçosh ka dështuar, ju e shihni këtë!
Ky kryeministër ka dështuar, ju e shihni këtë!
Unë dua që ju të jeni krenar për vendin tuaj!
Po jam sot këtu, sepse dua t’u mbroj nga politika që i shërben krimit!
Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin, jetën!
Droga, korrupsioni, krimi i organizuar, varfëria, emigracioni nuk është e ardhmja e Shqipërisë, kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë!
Shqipëria po shkatërrohet, sepse kjo qeveri punon për krimin!
Ata dështuan të sjellin një jetë më të mirë. Një grusht politikanësh dhe kriminelësh po gëzojnë gjithcka!
Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe drogës, ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas, demokracinë dhe lirinë e vërtetë! Si mund të jenë të lirë njerëzit kur kanë frikë për të nesërmen?!
A jemi ndryshe nga këta? PO!
Sot dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati, jam gati t’u udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos, drejt të ardhmes! Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një të ardhme të re për cdo shqiptar të ndershëm.
Po jam gati sot më shumë se kurrë!
Tani kam një pyetje të thjeshtë për ju: A jeni gati të luftojmë bashkë? Të luftojmë bashkë për Shqipërinë, të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira, për të shporrur qeverinë e korrupsionit, të krimit?
Atëherë le të nisim sot, sot, sot, jo nesër, lëvizjen e madhe kombëtare demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë.
Sot qëndroj këtu bashkë me ju, për t’ju dhënë fjalën se do punoj papushim që gjithsecili prej jush ta bëjë ëndrrën realitet për jetën dhe familjen tuaj!
Ky qëllim është më i madh se gjithsecili prej nesh, më i madh edhe se qëllimet e koalicionit tonë, shumë më i madh se rotacioni i radhës nga e kuqe në blu, apo blu në të kuqe, se ka të bëjë me të ardhmen tonë: me qëllimin se ne dhe askush tjetër të vendosim për veten tonë!
Miqtë e mi gjithcka në jetë varet nga vendimet që ne marrim, sot do marrim një vendim të madh, ky vendim është në dorën tuaj.
Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është një fatalitet i pashmangshëm, ju e keni shkruar njëherë historinë, e mbaj mend si dje 8 dhjetorin 1990.
Unë kam vendosur të zgjedh kurajon, përgjegjësinë, sakrificën!
Ka ardhur koha të marrim vendimin e madh: vendimin për t’u ngritur bashkë, për të vrarë frikën dhe zgjuar shpresën për të cilën Shqipëria sot ka nevojë.
Vendimin për t’u kthyer njerëzve pushtetin!
Ne do të qëndrojmë këtu, në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do lejojmë zgjedhje fasadë të kapur nga droga dhe krimi.
Unë do të qëndroj këtu në këtë shesh, u ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira. Ky është vendimi im, a është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?
Miqtë e mi, fitorja është në zemrën e gjithësecilit prej jush, kjo do të jetë fitorja më e bukur se do të jetë fitorja juaj.
Zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë! (V.G/SHUPLAKA)