01:33 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha nga shtëpia e të riut që u vetëvra në burg: Edi Rama konsumatori më i njohur i kokainës në vend (VIDEO)

16:35 | 06/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nga shtëpia e të riut që u vetëvra në burg: Edi Rama konsumatori më i njohur i kokainës në vend (VIDEO)

Nga shtëpia e të riut që vrau veten në Burgun e Rrogozhinës pasi ishte kapur me nje cigare kanabis, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se e vrau shteti.

Basha ngushëllonifamiljen e 22 vjecarit, Estref Halili, nga Kolonja e Lushnjës që u arrestua dhe sipas demokratëve  u çua në vetvrasje, mbi dyshime për një cigare hashash.

 “Ishim për ngushëllim në familjen e Estref Halilit. Një familje e këputur ku dy prindërit kanë rritur fëmijët e tyre me shumë sakrifica duke mbledhur lulet e malit. Një familje që nuk ka asnjë lidhje me kultivimin e narkotikës. Estrefi është arrestuar ndërkohë që pastronte makinën e vëllait të vet, gjoja për posedim të një cigareje të dyshuar me marijuana, që nuk është provuar akoma dhe në kushtet e depresionit të thellë, ka vrarë veten në burgun e Rrogozhinës. ”, thotë Basha.

Sipas tij një djalë 22 vjeçar i rritur me sakrificë nga prindërit e tij u arrestua për një krim të dyshuar, që konsumohet nga Edi Rama.

 ”Në fakt konsumohet çdo ditë nga kryeministri, konsumatori më i njohur i kokainës në vend. E njëjta polici e cila nuk guxon të ngrejë dorën për Klement Balilin, për trafikantët, i njëjti shtet që liron kriminelë të njohur si Lul Berisha, i merr jetën një 22 vjeçari. Kjo është një vrasje shtetërore. Politikisht, përgjegjësi i kësaj vrasjeje shtetërore është Edi Rama. Unë shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje tragjike të jetës së këtij 22 vjeçari, të Estrefit, jo vetëm familjes por gjithë komunitetit këtu në Kolonjë të Lushnjës dhe kudo në Lushnje, dhe u jap fjalën familjarëve të Estrefit, të rinjve lushnjarë se kjo padrejtësi e madhe do të marrë fund. Se shteti që dhunon njerëzit dhe mbron trafikantët dhe politikanët e lidhur me trafikantët, do të marrë fund. Dhe po kështu një shtet të ashpër deri në fund për trafikantët, kriminelët e vërtetë dhe për politikanët e papërgjegjshëm mbi të cilët rëndon sot edhe vdekja e Estref Halilit”, përfundon Basha. (V.G/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi rama. kokainelulzim bashaVetevrasje
Pas

Më 20 janar Trump bën betimin zyrtar, ja politikanët shqiptarë që janë ftuar në ceremoni

Para

Plagjiatura, koncerti i Vjenës në Tiranë i Shkëlzen Dolit si koncerti i Beogradit (FOTO)

Para
Plagjiatura, koncerti i Vjenës në Tiranë i Shkëlzen Dolit si koncerti i Beogradit (FOTO)

Plagjiatura, koncerti i Vjenës në Tiranë i Shkëlzen Dolit si koncerti i Beogradit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.